×
  • Show Time
  • Show Time

    Një klub i natës në Prishtinë i premton nga 10 mijë euro në muaj për FSK-në pasi u hoqën masat

    Reporteri
    01 Mars 2022 | 20:57

    Një klub i natës në Prishtinë ka bërë të ditur se do të dhurojë nga 10 mijë euro çdo muaj në Fondin e Sigurisë si falënderim për lirimin e masave.

    Qeveria mori vendim që të lirohen masat ani-Covid, ku parashihet që të lejohet puna e klubeve të natës dhe mbajtja e ahengjeve.

    Këtij vendimi i janë gëzuar gastronomët më së shumti, ku një klub ka marrë vendim që të dhurojë nga 10 mijë euro çdo muaj në Fondin e Sigurisë. Njoftimi është dhënë nga vetë pronari i këtij klubi.

    Kujtojmë se sot, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!