×
  • Show Time
  • Show Time

    Një muaj pas lindjes publikohet fotografia e parë e djalit të Gold Ag

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 13:10

    Sot një muaj Gold Ag dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin Gueril.


    Ndërkaq ky emër u diskutua gjatë dhe reperi vendosi që të shpjegonte edhe domethënien e tij.

    “Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold Ag.

    Sot Gueril ka bërë 1 muaj që nga ardhja në jetë dhe bashkëshortja e reperit ka postuar një foto, në të cilin shihet Gold Ag i shtrirë në krevat përkrah vogëlushit. Babë e bir shfaqen me fytyrë përballë njëri-tjetrit, ndërkohë që reperi duket se e ka shijuar në maksimum këtë moment.

    “Vogëlushi im 1 muaj”, ka shkruar Ermira përkrah fotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!