×
  • Show Time
  • Show Time

    Një Prime i tensionuar, Arbana “shpërthen” në bërtima ndaj Zhaklinës: Qetësohu, çfarë paske kështu

    Reporteri
    26 Prill 2023 | 7:35

    E marta ka qenë e mbushur me tensione në mbrëmjen e spektaklit në Big Brother VIP Albania.

    Debate të forta janë zhvilluar mbi hiperseksualizimin e vajzave në shtëpi, gjë e cila ka shkaktuar debate mes disa banorëve dhe opinionistëve.

    Debat i zjarrtë është zhvilluar mes opinionistes Zhaklin Lekatari dhe banorit Luiz Ejlli, pasi ky i fundit ka thënë se Jori nuk ka vlera si lojtare, duke e trajtuar më shumë si objekt seksual.

    E teksa Zhaklina dhe Luizi vazhdimisht kanë ngritur zërin në debat e sipër, është dashur një ndërhyrje nga vet moderatorja e programit, Arbana Osmani.

    Ajo në një moment i është drejtuar Zhaklinës me “qetësohu” dhe “çfarë paske sonte”, duke ngelur e habitur nga temperamenti i saj.

    Në debat më pas janë përfshirë edhe banorët e tjerë brenda dhe jashtë shtëpisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!