Këngëtari i muzikës rock tashmë e ka pranuar: Ai është në një lidhje dashurie me bukuroshen Ines.
I ftuar në “Rreze Dielli” Gjergj Kaçinari rrëfen se nuk ka në planet e afërta një dasmë, por dasmat i pëlqejnë shumë e sigurisht të realizuara në stilin e tij.
Një artiste që ka lidhje me pikturën dhe tatuazhet, e dashura e Gjergj Kaçinarit duket se ka shumë të përbashkëta me kantautorin dhe e mbështet atë.
“Më kanë pëlqyer gjithmonë dasmat, por më pëlqen në formën e një party, të jetë diçka cool. Fatmirësisht të dashurës i pëlqen muzika. Kanë rastisur shumë gjëra që i mendojmë njësoj. Ajo nuk i përket muzikës, por botës së artit po, anon nga piktura, tatutë. Ndoshta do ta bëj këngëtare me zor, mendoj se vlen”, tregon Kaçinari.
Do të kishe qejf një bashkëpunim me të?
“Do ishte interesante të bënim një bashkëpunim bashkë, nuk e di a do pranonte.”
A të ka bërë ajo një tatuazh? Ti ke bërë një tatuazh zemër?
“Nuk më ka bërë ajo një tattoo, por kjo zemra (njëri nga tatuazhet) ishte një diçka me stilolaps nga ajo, baza e këtij tatuazhi.” përfundon kanautori.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.