Kiara Tito ka postuar sonte një foto me nënën e saj në Instagram, duke u bërë kështu menjëherë meme e rrjeteve sociale
Derisa të gjithë i kemi parë në Big Brother VIP Albania, përfshirë nënën e Luizit, pastaj babanë dhe vëllain e Kiara Titos, një person ende nuk ishte shfaqur publikisht nëpër media
Bëhet fjalë për nënën e Kiara Titos.
Në një postim që ajo ka bërë sonte në rrjetet sociale fansat janë njoftuar për herë të parë me nënën e saj, por edhe me vjehrrën e këngëtarit Luiz Ejlli.
Kjo vonesë e njoftimit me nënën e Kiarës ka bërë që shumë fansa të aludojnë se ajo nuk është një fanse e madhe e Luizit, për dallim nga babai i Kiarës dhe vëllai që janë parë të jenë më të afërt këto ditë me këngëtarin që mori zemrat e publikut shqiptarë gjatë kësaj kohe.
Kujtojmë se edhe për nënën e Luizit mediat disa herë kanë shkruar duke thënë se edhe ajo nuk është se e ka shumë qejf Kiarën.
Pavarësisht kësaj, Luizi pritet që këto ditë ta lanson këngën e tij të tretë që do të jetë dedikim për moderatorën dhe modelën shqiptare, Kiara Tito – e cila tashmë e ka marrë mbiemrin e burrit të saj Ejlli – gjatë kurorëzimit me martesë të tyre në tarrasën e prefekturës së Tiranë më 6 maj, natën finale të Big Brother VIP Albania.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.