×
  • Show Time
  • Show Time

    Njomza: Prindërit asnjëherë nuk më lejuan të harroj se ku i kam rrënjët

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 22:39

    Artistja e re me origjinë nga Kosova, Njomza Vitia, ka arritur që ta bëjë për vete tregun amerikan të muzikës.


    Gjithashtu, ajo ka perfomuar për herë të parë në Prishtinë në Festivalin “Sunny Hill”.

    Në një intervistë ekskluzive për KTV-në, Njomza, emri artistik i saj, ka folur për shumë tema, duke përfshirë se sa e njeh historinë e origjinës së saj, si ka arritur suksese në tregun amerikan të muzikës, bashkëpunimin e saj me Mac Millerin dhe Ariane Granden, turneun e saj të parë, për “Sunny Hill”, etj.

    “Nëna dhe babai im më kanë treguar gjithmonë për vendlindjen derisa po rritesha dhe asnjëherë nuk më kanë lejuar të harroj se ku i kam rrënjët. Dhe jam shumë në dijeni për tërë historinë e Kosovës”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!