×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy fiton rreth 51 mijë euro nga finalja e Kupës së Botës

    Reporteri
    18 Dhjetor 2022 | 21:53

    Finalja e Kupës së Botës ishte njëra prej ndeshjeve më të ndjekura.

    Argjentina fitoi Kupën e Botës, ndërsa bashkë me ta u pasuruan edhe shumë njerëz. Njëri prej tyre artisti shqiptar, Noizy.

    Rigels Rajku i njohur në publik me nofkën Noizy ka fituar më shumë se 51 mijë euro nga basti i vendosur në finalen e madhe.

     

    Noizy ka vendosur 5 mijë euro që Franca të arrijë më shumë se 5 goditje në portë, ndërkaq ka fituar rreht 51 mijë euro.

    Ai ka postuar tiketën e tij fituesi në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur shumën e fituar.

    Argjentina u shpall kampione bote pasi mposhti Francën në penallti, në njërën prej ndeshjeve më të bukura në histori të Kupës së Botës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!