×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy jep arsyet pse e mbështeti Luiz Ejllin

    Reporteri
    08 Maj 2023 | 21:53

    Një mbrëmje pas finales së madhe të Big Brother Vip Albania 2, ku fitues u shpall Luiz Ejlli, është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP.

    Intervistat kanë qenë të shumta dhe Noizy nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

    Ke mbështetur Luizin pafund, çfarë do na thuash për këtë?

    “Pak para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…”, tha Noizy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!