×
  • Show Time
  • Show Time

    Noizy nderohet me mirënjohje për mbështetjen ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 11:58

    Noizy përveç se njihet si ndër reperët më të mirë shqiptarë, ai shquhet edhe për anën e tij humane.


    Në ditët e vështira të tërmetit në Shqipëri, ai qëndroi pranë bashkëqytetarëve të tij.

    Ai shpeshherë ndihmonë edhe fëmijtë jetim por edhe ata me aftësi të kufizuara.

    Për kujdesin ndaj këtyre të fundit edhe është shpërblyer, shkruan Reporteri.net.

    Noizy ka pranuar një mirënjohje nga Bashkia e Fierit, për kontributin e dhënë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara të Qendrës Horizont.

    Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

    “Çertifikatë Mirënjohjeje i jepet Z.Rigels Rajku (Noizy). Me motivacion: “Për humanizmin, sensibilitetin, kontributin dhe mbështetjen e dhënë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara të Qendrës Horizont”, shkruhet në njoftimin e tij.

     

    View this post on Instagram

     

    Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo

    A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!