×
  • Show Time
  • -->
    Show Time

    Noizy u jep fund thashethemve për raportin e tij me Yllin

    Reporteri
    06 Tetor 2023 | 22:28

    Javë më parë në media roze u aludua se miqësia mes Yllit dhe Noizyt është krisur.

    Këto raportime rrodhën pas mungesës së Yllit në festën e madhe të ditëlindjes së Noizyt.

    Veprimi i fundit duket se i vë kapakun të gjitha thashethemeve.

    Çfarëdo që të ketë qenë arsyeja pse Yli mungoi në festën e reperit, Noizy bëri të ditur që në fakt mes tyre vazhdon të jetë raporti shoqëror.

    Në postimin që lajmëronte publikimin e këngës së re nga Ylli, reperi i ka komentuar duke e përgëzuar për prurjen e re muzikore dhe punën fantastike që këngëtari ka bërë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!