Reperi me i famshëm shqiptar i këtyre viteve të fundit, Noizy, ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Super Hot”.
Këngëtari më i kërkuar dhe më i paguar shqiptar i momentit vazhdon të sjellë këngë në versionin audio për fansat e tij në Youtube.
Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, në këtë këngë vjen shumë fresh dhe me stilin e tij të veçantë. Bëhet fjalë për një këngë verore, e cila vjen pa një videoklip të mirëfilltë.
Kjo këngë e Noizy vjen pas këngës “Shum, Shum”, të cilën para tri jave reperi e publikoi në bashkëpunim me reperin Gent, shqiptarin me aktivitet në trevat gjermane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.