×
  • Show Time
  • Show Time

    Nora e Roberti bashkë në pushime: Ata prapë na hamendësojnë me veprimin e tyre

    Reporteri
    06 Shtator 2019 | 16:27

    Ndarja e bujshme ka bërë që emrat e tyre të bëhen më të lakuarit në mediat rozë.


    Është fjala për Nora Istrefin dhe Robert Berishën të cilët tash e sa vite ishin bashkë, ndërsa kohën e fundit ata kanë ndarë rrugët e tyre të jetës, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes një statusi në rrjetin social Instagram, duke treguar për ndarjen e tyre.

    Kjo po që bëri pluhur gjithandej, duke bërë të nxjerrin edhe aludime të ndryshme për ndarjen e tyre, teksa edhe vetë Nora thuhet se ka tradhtuar Robertin me një avokat.

    Por, përderisa Instagrami i tradhton ata të dy, kjo nuk lë vend për imagjinatë.

    Së fundi, Nora Istrefi po shijon çaste të mira në Turqi, teksa në Instastory ka publikuar një foto të vajzës së saj nga pushimet.

    Por, jo vetëm kaq, menjëherë pas Norës, Roberti ka bërë publike foton e njëjtë në po të njëjtin vend.

    Kjo pra na e vërteton të paktën ata kanë ende marrëdhënie të mira mes tyre./GazetaReporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!