×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk dija si puthej por i thashë mbyll sytë”, Beniada kujton puthjen e parë

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 23:01

    Beniada u ka treguar banorëve për puthjen e saj të parë.

    Ajo kujton historinë e parë të dashurisë me një djalë që e pëlqente dhe që puthjen e parë mori guximin t’ia jepte vetë e para.

    Beniada: Ishte shumë i turpshëm si djalë. Në takimin e dytë, isha unë që nisa të bëj pyetje

    Iliri: Çfarë i shkruaje?

    Beniada: Nuk i shkruaja ndonjë gjë të madhe, nuk kisha eksperiencën që kam tani

    Monika: Pse, tani çfarë do t’i shkruaje?

    Beniada: Tani kam pak më shumë eksperiencë, por varet nga rastet

    Beniada: Takimi i dytë shkoi shumë mirë. Thashë që më pëlqen, më filluan fluturat në stomak. Ishte veshur shumë bukur, akoma e mbaj mend, me bluzë bojëqiell dhe xhinse të gjata. Më pëlqejnë shumë çunat elegant. Ishte bjond, sy bojëqielli. Thotë që do iki dhe nuk e di kur do të takohemi. Unë i thashë që nëse do të vish vetëm për mua, më mirë mos hajde fare. Edhe doja, edhe nuk doja.

    Përpara se të ikte, unë i them mbylli sytë. Ai mbyll sytë, unë e përqafoj, i shikoj buzët, i kishte shumë të trasha. Thash ta puthja por nuk dija si puthej. I dhashë një puthje dhe ai hapi sytë më tha: vërtet e bëre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!