Një debat i ashpër ka ndodhur sonte në Big Brother VIP Albania mes Luizit dhe Efit.
Dyshja që dikur ishin miq të pandashëm, i kthyen krahët njëri-tjetrit sapo ia arritën qëllimit – biletën e publikut për të shkuar në finale.
Në spektakël, u transmetua një sekuencë ku gjatë javës Luizi ishte shprehur se Efi është një vajzë e cila “vjen nga një forma si emisioni ‘Përputhen’”, i cili shquhet për mblesëri mes djemve dhe vajzave.
I njëjti theksoi se nuk do të donte ta shihte kurrë motrën e tij apo dikë të afërt duke fituar famë në një format siç ka fituar famë Efi.
E teksa Efi dhe Deamishel po ia vinin në dukje se po bën gabim me këtë që po thotë, në debat u përfshi edhe vet moderatorja e programit, Arbana Osmani.
Ajo tha se nuk do të dëgjonte dikë të thoshte që “s’e do motrën në një program si ‘Përpten’”, ashtu siç nuk do donte të dëgjonte dikë që thotë “nuk do doja të kisha një motër si Kiara që futet në Big Brother dhe bën dashuri”.
Me këtë, moderatorja Osmani ia kujtoi Luizit që ai ka krijuar një lidhje me moderatoren Kiara Tito, e cila nuk ishte shumë e promovuar si emër para hyrjes në BBVA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.