×
  • Show Time
  • Show Time

    “Nuk dua vetëm prekje me duar”, Bruno bën deklaratën e fortë për Ritvanën

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 21:53

    Pasi takimi me Artanin nuk shkoi mirë, Ritvana zhvilloi në “Për’puthen” një takim 4-minutësh me Brunon.

    Ajo tha se zgjedhja e saj vjen pasi ai i qëndroi pranë dhe u interesua për të kur ajo u largua nga studio.

    Në bisedën e tyre dy konkurrentët u shprehën të interesuar për ta njohur më shumë njëri-tjetrin.

    Ritvana e paralajmëroi se mund ta zgjedhë në takim javën tjetër, ndërsa Bruno i tha se do të njohë Ritvanën që nuk është në kontroll të situatës.

    Bruno: Je vajzë me botë. Nuk është vetëm njohje që të prekesh me duar, por edhe me sy.

    Ritvana: Çfarë të intereson më shumë tek unë?

    Bruno: Të di atë anën tjetër që tronditesh.

    Ritvana: Anën që dal nga vetja?

    Bruno: Po, që të mos jesh më në kontroll të situatës.

    Ritvana: Mendon se do arrish të nxjerrësh anën time?

    Bruno: Besoj që pak kam arritur.

    Ritvana: E di pse të kam zgjedhur? Kur vendosa të largohesha, ishe një nga djemtë që më ka përkrahur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!