×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk e nominoi Nitën pasi është e vetmja nga Kosova, aktori Tan Brahimi fiton simpatinë e kosovarëve

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 8:59

    Aktori Tan Brahimi ka pak kohë që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Mbrëmjen e së martës ai fitoi zemrat e shumë shqiptarëve, në veçanti atyre të Kosovës pas një gjesti që bëri në dhomën e rrëfimit.

    Ai u ftua si gjithë të tjerët për të dhënë nominimet e tij në dhomën e rrëfimit, kur u shpreh se kishte në plan që të nominonte këngëtaren Nita Latifi.

    Mirëpo ai vendosi që në momentet e fundit ta tërhiqet mbrapsht nominimin e tij, pasi tha se nuk do të preferonte ta nominonte Nitën, ngase ajo është banorja e vetme nga Kosova në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Një gjest ky patriotik ka bërë që Tani të kthehet në një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku i Kosovës.

    Port pavarësisht kësaj, Nita nuk është se i shpëtoi niminimit javor, pasi ajo u nominua nga banorë të tjerë së bashku me: Diolën, Kristin dhe Armaldon. /Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!