Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”.
Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.
Mirëpo, duket se çifti tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin pasi vetëm pak minuta më parë, prezantuesja ndau një video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë).
Jo vetëm kaq por bukuroshja ka dashur të na tregojë se në makinë me të është dhe aktori pasi në sfond dëgjohet një fishkëllimë dhe Bora sheh nga krahu i shoferit të makinës duke qeshur edhe pse nuk ka zgjedhur ta zbulojë me fytyrë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.