×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk i ndahet asnjë moment, kush është personi që e ndjek me “GPS” Arbër Hajdarin?

    Reporteri
    11 Qershor 2023 | 8:14

    Është një grua që e ndjek Arbër Hajdarin me GPS, dhe jo nuk është bashkëshortja e tij.

    Bëhet fjalë për nënën e opinionistit.

    I ftuar në në emisionin “S’e luan topi”, ai u shpreh se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.

    “Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!