×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk ia ndien për Robertin: Nora i bindë të gjithë se ka filluar një jetë të re tashmë

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 23:03

    Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte por njëkohësisht edhe me zhvillime në jetën private, Nora Istrefi i ka dedikuar pak kohë vetes dhe personit më të shtrenjtë të saj.


    Këngëtarja ka marrë rrugë drejt Turqisë, vetë e dyta, bashkë me Renée.

    Nënë e bijë kanë zgjedhur një prej resorteve më të mira në bregdetin turk për disa ditë pushimesh, mëse të merituara dhe të nevojshme.

    Ky pushim vjen vetëm pesë ditë pasi u bë publik lajmi i ndarjes së çiftit Nora-Robert pas 13 vitesh bashkë e gati 5 vitesh martesë.

    Nora nuk ka thënë as edhe një fjalë të vetme duke preferuar që mesazhet t’i përcjellë në këtë formë indirekte, përmes fotografive të përbashkëta me Renée.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!