×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk keni parë gjë akoma, Tayna dhe Dafina vijnë me befasinë e radhës

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 16:13

    Dafina dhe Tayna po vijnë me një këngë tjetër bashkë, pas hitit ‘Bye Bye’.


    Bashkëpunimi i tyre ka bërë bujë shumë të madhe në muzikë shqiptare, duke u dëgjuar e komentuar shumë.

    E Gazeta Express merr vesh se Dafina Zeqiri dhe Tayna, menjëherë pas realizimit të ‘Bye Bye’, kanë përfunduar edhe këngën e radhës që do të sjellin bashkë.

    Vajzat kanë punuar edhe për videoklipin dhe kënga do të publikohet shumë shpejt, ndërsa siç mëson Gazeta kjo këngë do të jetë edhe më ritmike se e para.

    “Bye Bye” ka rikthyer bashkëpunimet mes vajzave në skenën tonë muzikore dhe është përkrahur shumë nga fansat e muzikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!