×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: Një helikopter shkon në shtëpinë e BBV dhe bën surprizën e madhe për një banor

    Reporteri
    05 Shkurt 2022 | 16:50

    Donaldi pas largimit të Beatrix nga shtëpia e BBV është distancuar shumë nga pjesa tjetër e banorëve duke mos marrë pjesë në diskutimet e tyre.

    Por debati i fortë që ka patur me Einxhel e ka distancuar edhe më tepër duke qendruar vetëm në pjesën më të madhe të kohës. Pavarësisht afrimitetit me Beniadën dhe Monikën, ai duket mjaft i mërzitur këto ditë dhe kjo vihet re vazhdimisht.

    Por duket se vëllai i tij binjak, Romeo ka menduar një surprizë mjaft të bukur që nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë edicion të BB por as edhe tani gjatë BBV. Romeo paraditen e sotme shkuar në shtëpinë e Big Brother Vip me një helikopter i cili ka qendruar për disa minuta në qiell duke hedhur karafila të kuq për Donaldin.

    Romeo i ka dhënë mbështetje Donaldit në këto momente të vështira, por edhe banorëve të tjerë që janë ende aty.

    “Ju që jeni, jeni më të mirët. Ju urojmë të gjithëve suksese. Demi i vëllait, përgjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”, thuhet në mesazh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!