Robert Berisha është bërë temë e mediave rozë për shkak të komenteve të tij të vazhdueshme për këngëtaren e famshme, Tuna e cila njëkohësisht është edhe gruaja e vëllaut të tij.
Problemi ka nisur tash e një kohë dhe dyshja nuk i kanë ndalur ende ‘kungjat’ për njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, Nora Istrefi nuk pajtohet fare me sjelljet ‘adoleshente’ të burrit të saj i cili është 8 vite më i madh se ajo.
E ftuar në ‘Xing me Ermal’ Nora Istrefi u pyet për mosmarrëveshjet e dyshes në fjalë dhe se a është dakord që Roberti flet për Tunën në studio televizive, ajo ka thënë se nuk është fare dakord, duke dalur kundër burrit të saj, Robertit.
“Jo nuk jam dakord sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë.
“Unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakord. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, ka thënë Nora./Reporteri.net/