×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk mbetet më asnjë çift nga Përputhen: Melisa ndahet nga Andi dhe merr vendimin drastik

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 8:05

    Ditën e djeshme Melisa i surprizoi të gjithë me disa deklarata në Instastory, të cilat u morën si konfirmim i ndarjes nga Andi.


    Fillimisht ajo postoi një shprehje ku thuhej:

    “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”, e më pas bëri një status ku la të kuptohet se i është vënë pika muhabetit.

    “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkroi Melisa.

    Menjëherë pas deklaratave, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka mbyllur Instagramin, duke mos dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm.

    Ndërkohë, Andi nuk ka reaguar ende. Fotot me Melisën vazhdojnë të jenë në profilin e tij të Instagramit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!