Përveç debateve e diskutimeve të shumta dhe ngjarjeve që kanë bërë bujë në shtëpinë e Big Brother VIP banorët shpesh edhe argëtohen, këndojnë e vallëzojnë së bashku.
Një atmosferë e tillë është krijuar së fundmi edhe nga modelja e njohur, Beniada Nishani dhe banorja më e re e shtëpisë së famshme, këngëtarja Big Mama.
Gjatë kohës kur po punon rreth mozaikut që banorët kishin për detyrë t’a realizonin, një nga këngët e Big Mamës u lëshua për argëtimin e tyre.
Kjo bëri që të dyja vajzat t’a lënë punën në gjysmë dhe të fillonin vallëzimin, ndërkohë që Beniada nuk hezitoi që të zhvishte bluzën duke vazhduar kërcimin vetëm në sytjena dhe xhinse, e cila u përcoll me brohoritje nga vajzat tjera.
Atyre më pas iu bashku edhe blogerja, Sarah Berisha, teksa së bashkua vazhduan të krijonin atmosferë feste dhe argëtuese në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.