Konkurrenti i Big Brother VIP, artisti Luiz Ejlli, vijon të jetë njeriu më i klikuar në hapësirën shqipfolëse.
Çdo deklaratë, batutë dhe lojë e tij brenda shtëpisë përbën lajm dhe reagimet janë pafund.
Po ashtu, artisti shkodran përsërit vazhdimisht afeksionin që ka për Sali Berishën.
Por Luizi ka shfaqur edhe anën e tij patriotike.
Pak ditë më parë ai mori një mesazh nga familja Jashari, Prekaz. Me të lexuar këtë mesazh, këngëtari është entuziazmuar tej mase dhe ka falënderuar nga emra familjen heroike.
Gjithashtu, moment emocionues ka qenë edhe interpretimi i një tjetër këngë patriotike, të Fatmira Breçanit.
“O moj Serbi murin ta prisha se mu më thonë Sali Berisha”, dëgjohet Luizi duke kënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.