×
  • Show Time
  • Show Time

    “O Sa Mirë” po rikthehet me episodet e reja, në shtator hapen audicionet për kastin e serialit

    Reporteri
    11 Gusht 2023 | 12:16

    Seriali i dashur për publikun, “O Sa Mirë”, pas disa vitesh pauzë po rikthehet me episode të reja.

    Një “provokim” për rikthmin e serialit, producentët e serialit e kanë lëshuar në Instagram përmes një postimi ku shihet sigla e serialit, dhe është shoqëruar me përshkrimin “A ju ka marr malli për O Sa Mirë”.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se ky njoftim është paralajmruar për rikthimin e serialit me sezonin e ri, shumë shpejt gjatë këtij viti, pas disa kohesh pauzë.

    Përgatitjet tashmë kanë nisur, dhe madje në shtator pritet të këtë edhe audicione për kastin e ri të aktorëve që do t’i bashkohen serialit.

    “O Sa Mirë”, ndër vite ka nxjerrë në pah aktorë të rijnë, që pas famës që ju ka dhënë ky serial kanë vazhduar suksesshëm karrierën në aktrim në Kosovë, Shqipëri e Diasporë.

    Ndërkohë që në sezonet e para të serialit, pjesë e kastit kanë qenë edhe emra të shquar të kinomatografisë shqiptare, si i ndjeri Koce Devolli, Enver Petrovci, Olta Daku, etj..

    Po ashtu, për një sezon, në “O Sa Mirë” kanë luajtur edhe aktorët e grupit humoristik “Stupcat”. Pjesë e serialit, ka qenë edhe aktorja Adriana Matoshi, tash deputete e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!