×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ofendime, kërcënime, sharje”, ulet drastikisht vlera e çmimit të fituesit në Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 19:39

    Banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania u është kumtuar sonte se vlera e çmimit të fituesit ka rënë dukshëm.

    Nga 100 mijë euro sa ishte në fillim, çmimi ka rënë në 52 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Kjo rënie është shkaktuar si pasojë e dënimit që kanë marrë banorët nga “Vëllau i Madh” pasi banorëve u është thënë që për çdo ofendim që bëjnë ndaj njëri-tjetrit, çmimi bie në dy mijë euro më pak.

    Sidoqoftë, produksioni është treguar i mirë me banorët, pasi atyre u është dhënë një mundësi që t’i rikuperojnë ato para që kanë humbur përmes provës javore.

    Nëse e kryejnë me sukses provën, ata do të arrijnë t’i rifitojnë plot 10 mijë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!