×
  • Show Time
  • Show Time

    Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 23:50

    Spektaklin e kaluar, Nita kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zafe, një të bardh dhe një të zi.

    Zarfi i zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte në televotim dy çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë.

    Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsor.

    Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes.

    86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!