×
  • Show Time
  • Show Time

    Olta e humb kontrollin, shpërthen në fjalor banal kundër Vëllait të Madh

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 8:28

    “Big Brother Vip” është një lojë nervash dhe kjo nuk ka diskutim. Pas diskutimeve në prime dhe surprizës nga djali i saj, gjendja emocionale e Olta Gixharit  ka qenë shumë e rënduar.

    Aq sa është shprehur në një moment se dëshiron të dalë, madje ka shpërthyer edhe në lot.

    Ajo ashtu e nevrikosur ka përdorur fjalor banal brenda shtëpisë.

    Jo ndaj banorëve nëse po mendoni këtë, por siç duket ndaj formatit. “Të q**** Big Brother-in”, dëgjohet të thotë aktorja në një moment, moment i cili është bërë viral tashmë në rrjetet sociale.

    Kujtojmë që duke zbuluar sërish edhe arsyen e gjendjes së saj të mëngjesit, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.

    “Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur.

    Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!