×
  • Show Time
  • Show Time

    Opinionistja e BB VIP Albania në vitin 2008 ishte akuzuar për kultivim të marihuanës në banesën e saj

    Reporteri
    29 Dhjetor 2022 | 12:45

    Zhaklin Lekatari ka dy javë që i është bashkuar produksionit të Big Brother VIP Albania në rolin e opinionistes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vite më parë, Lekatari ka qenë e dashura e reperit të njohur Bim Bimma.

    Por, saktësisht në vitin 2008, Bim Bimma dhe Zhaklin Lekatari pa autorizim kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate të rrezikshme si narkotikë.

    Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance. Në banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë të gjelbër-marihuanë, si dhe në një vazo ishin gjetur 1345 euro.

    Reperi Bimm Bimma në 2017 u dënua me një vit burgim dhe 500 euro gjobë, mirëpo dënimi nuk do të ekzekutohej nëse ai brenda dy viteve nuk do të kryente ndonjë vepër penale.

    Ndërsa sa i përket tanimë ish të dashurës së tij, Zhaklin Lekatari, duke qenë se është shtetase e Shqipërisë, rasti atë kohë ishte veçuar për tek autoritetet shqiptare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!