Serialet turke janë të ndjekura në mbarë botën.
Ato zgjojnë interes të madh edhe në trevat shqiptare, të cilët janë mjaft të njohur me kinematografinë turke.
Aktorët kryesorë të kinematografisë në Turqi duket se krenohet me pagesa të mira për rolet që luajnë.
Varësisht nga suksesi i serialit, ata mund të paguhen edhe deri në mijëra euro për episod.
Ebru Sahin dhe Akın Akınozu paguhen me nga katër dhe gjashtë mijë euro për një episod.
Tolgahan Sayisman, i njohur për shqiptarët edhe si bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, thuhet se paguhet rreth nëntë mijë euro për një episod “Kampioni”.
Burçin Terzioglu, paguhet gjithashtu me nëntë mijë euro për një nga serialet e platformës “Netflix” ku luan.
Ndërsa Engin Akyurek mbetet një fenomen i kinematografisë turke, që paguhet me jo më pak se 27 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Engin Altan Düzyatan është gjithashtu një prej aktorëve më të paguar pagesa e të cilit shkon nga 15 mijë deri në 30 mijë euro për një episod.
Burak Özçivit, i cili ka luajtur në “Dashuri e pafund”, thuhet paguhet më shumë se 40 mijë euro për një episod.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.