×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje me VIDEO: Fifi me telefon në dorë, a po e sheh çfarë po ndodh me të në rrjete sociale?

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 21:39

    Gjendja shëndetësore e Fifit këto ditë ka ngjallur reagime të shumta në publik.

    Mikesha e saj më e mirë, Argjira Spanca, e cila njëherit punon edhe në Top Channel, e priti atë në zyre, derisa tani ndodhen tek banesa e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ka qenë vetë blogerja shqiptare ajo e cila tani ka publikuar një video të Fifit, ku këngëtarja kosovare shfaqet me telefonin e saj në dorë.

    Këngëtarja, pas vizitës që pati me psikologët brenda shtëpisë së Big Brother VIP, vendosi që ta lërë lojën në gjysmë.

    “Unë nuk po ndjehem më mirë, po ndjehem e ngulfatur këtu brenda, kështu që për të mirën time më duhet të largohem dhe të merrem vetëm me veten”, u shpreh Fifi derisa ua komunikoi banorëve vendimin e marrë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!