×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje nga aksidenti i rëndë në Prishtinë ku u përfshi edhe Afrim Muqiqi

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 14:23

    Një aksident i rënë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku janë përfshirë disa vetura.


    Siç shihet në pamjet e mëposhtme, kamioni i kompanisë së mbeturinave nuk ka arritur të frenojë duke goditur disa vetura që kanë qenë duke qarkulluar në këtë rrugë, shkruan Reporteri.net

    Në vend të ngjarjes po shihet edhe Afrim Muqiqi këngëtari i njohur, por, që nuk dihet nëse ka qenë në vend të ngjarjes apo ka qenë i përfshirë në aksident.

    Po ashtu janë goditur edhe disa vetura të tjera që ishin në skaj të rrugës.

    Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërkohë që policia kanë arritur në vendin e ngjarjes.

    Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!