×
  • Show Time
  • Show Time

    Pamje nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 9:01

    Shtëpia e më e famshme në Shqipëri “Big Brother Albania” po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj.


    Kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

    Personazhet e njohur do t’u nënshtrohen kërkesave të pazakonta, brenda një shtëpia gjigante nën dritën e prozhektorëve, dhjetëra kamerave dhe miliona syve përtej ekranit.

    Dritat e shtëpisë ‘Big Brother’ do të ndizen në tetor kur dhe do të njihemi me personazhet e famshëm nga Shqipëria dhe Diaspora.

    Top Channel ka publikuar disa pamje teksa bëhen rregullimet e fundit dhe shihen disa pjesë së shtëpisë me arredim modern dhe shumë ngjyra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!