Reperja e famshme kosovare, Melinda Ademi, gjatë mbrëmjes së djeshme në një koncert në Vienë të Austrisë është përballur me një situatë të pakëndshme.
Ishte një fans ai i cili njëherë i preki këmbën duke e vënë në pozitë të palakmueshme reperen gjatë përformancës.
Gjithashtu, ishte edhe një moment tjetër kur Melinda u tregua e dashur për fansat duke ua afruar dorën, teksa fansi nuk ia lëshon duke e tërhequr nga vetja.
Kjo situatë e tepruar bëri që të reagojë edhe menaxheri i reperes, Granit Muhaxheri si dhe sigurimi i saj.
Në disa pamje të publikuara nga media shihet sesi ata shkelmojnë fansin duke ua bërë me dije që çdo gjë ka kufi dhe këso ngacmime ndaj Melindes nuk duhet të ndodhin më.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.