Anxhela Peristeri nesër performon në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2021”.
Mbrëmë (e martë) u hap edicioni i ri i “Eurovision”, ku u mbajt gjysmëfinalja e parë e këtij festivali, shkruan lajmi.net.
Në përfundim të shfaqjes arritën që të kualifikohen për finalen e madhe 10 shtete, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë do të performojë në natën e dytë.
Përmes një postimi në Instagram, Anxhela publikoi listën me numrat ku diaspora mund të votojë për këngën e saj.
“Nesër më 20 maj do të performoj në gjysmëfinalen e dytë! Ju lutem votoni për Shqipërinë, numër 11”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Anxhela do të interpretojë këngën “Karma”, ndërsa deri tani ka marrë vetëm komente pozitive për këtë projekt.
Kujtojmë se nata finale e “Eurovision 2021” do të mbahet më 22 maj në Roterdam.
Ndërkohë njëri nga shtetet favorite për të fituar Kroacia, nuk e ka kaluar as gjysmë-finalen, gjë që ka nxitur shumë debate në rrjetet sociale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.