×
  • Show Time
  • Show Time

    Parashutë në shtëpinë e Big Brother VIP, por nuk është për asnjërin nga banorët

    Reporteri
    18 Janar 2022 | 19:47

    Fluturimi i parashutave mbi oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” është kthyer në një refren.

    Disa parashuta mbërrijnë çdo ditë me mesazhe të ndryshme për banorët nga fansat apo familjarët e tyre.

    Edhe ditën e sotme një parashutë ka fluturuar mbi ambientet e “Top Channel” por këtë herë jo për banorët.

    Sara Hoxha, që është bashkëproducente e “Big Brother VIP”, feston sot ditëlindjen.

    Dhe stafi e ka surprizuar me një parashutë. Teksa ndodheshin në ambientet e televizionit duke u përgatitur për spektaklin e sotëm parashuta ka flutuaruar sipër tyre duke surprizuar shumë Sarën.

    “Gëzuar ditëlindjen Sara! Të duam! Stafi i “Big Brother VIP”- shkruhej në mesazhin drejtuar Sarës. Eduart Grishaj ka ndarë foto me ndjekësit e tij nga surpriza e ëmbël duke shkruar: “Parashuta edhe në gëzimet e stafit!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!