×
  • Show Time
  • Show Time

    Partneret e futbollistëve të Anglisë nisen për në Katar para fillimit të Kupës së Botës

    Reporteri
    20 Nëntor 2022 | 15:13

    Partneres së ekipit të Anglisë për Kupën e Botës janë rrugës për në Katar për t’u bashkuar me Tre Luanët sot.

    Gratë, të dashurat dhe anëtarët e familjes së futbollistëve u panë duke u grumbulluar në aeroportin e Manchesterit këtë mëngjes (e diele) për të kapur një fluturim të shkurtër për në Londër përpara se të hipnin në një aeroplan tjetër për udhëtimin shtatë-orësh për në Katar.

    Gruaja e portierit të Anglisë, Jordan Pickford, Megan, u pa duke mbajtur një kukull të bashkëshortit të saj me fanellën e Anglisë, duke shtrënguar lodrën përkëdhelëse ndërsa kontrollonte bagazhin përpara se të kapte fluturimin për në Gatwick.

    Ndërkohë, gruaja e Kyle Walker, Annie, mbajti një kapelë kauboji anglez mbi një valixhe.

    Annie dhe Megan u bashkuan me Fern Maguire, gruaja e qendërmbrojtësit Harry Maguire, Sasha Attwood, e dashura e Jack Grealish dhe Charlotte Trippier, gruaja e mbrojtësit të djathtë Kieran për fluturimin e shkurtër për në Londër.

    Partneret e futbollistëve u panë duke u përqafuar me njëra-tjetrën ndërsa prisnin në radhë me pasagjerët e tjerë.

    Shumë prej tyre ishin të veshur me rroba të rehatshme, gati për fluturimin shtatë-orësh drejt shtetit të Gjirit përpara fillimit të fushatës së Kupës së Botës të Anglisë.

    Sapo të mbërrijnë në Katar, ato do të dërgohen në MSC World Europa – një anije lundrimi luksoze e quajtur “pallat lundrues” i cili do t’i shoqëroi gjatë kohëzgjatjes së turneut.

    Anija e pabesueshme e lundrimit prej 1 miliard funte apo 1.1 miliardë euro – e cila zakonisht kushton 2,434.80 funte (2.7 milionë euro) për nëntë netë – ka ngritur bazën në Portin e Dohas gati për të akomoduar familjet e futbollistëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!