Pas suksesit të këtij viti, Alketa Vejsiu do të rikthehet në Sanremo. Mediat italiane e kanë shpërndarë menjëherë lajmin dhe është e konfirmuar.
“Sanremo 2021, me Amadeus një prezantuese e njohur tashmë”, “Prezantuesja shqiptare rikthehet në Sanremo”, “Sanremo 2021, ja cila prezantuese do ngjitet sërish në pallatin Ariston”, këto janë vetëm disa nga titujt e orëve të fundit në Itali.
Ngado shkruhet për prezantuesen shqiptare, tashmë të njohur ndërkombëtarisht, që do të jetë sërish pjesë e festivalit të madh muzikor.
Ndryshimi do të jetë që në edicionin e 71, që do të mbahet nga 2 deri në 6 mars të 2021-shit, Alketa do të ketë një rol të ri. Është ende mister se cili do të jetë funksioni i saj i ri, por deri marsin që vjen ka kohë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.