Pas debatit të ashpër që Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira patën në shtëpinë e Big Brother spektaklin e kaluar, tani ka reaguar vëllai i kësaj të fundit, Aloisi.
Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” derisa e ka cilësuar si delikat debatin me Donaldin, teksa ka theksuar se motra e tij u beson shumë njerëzve, dhe kjo gjë nuk duhet bërë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Është delikat si debat, por jo se nuk duhet folur. Unë kam vetëm një koment për Einxhel. I beson njerëzve dhe ëndrrave në mënyrë shoqërore dhe jo tek njerëzit, ndonjëherë në mënyrë jo të ligjshme siç janë kontratat. Enxhi preket shumë kur ti i prek karakterin. Ishte me aludime, mendoj që nuk do prekej kaq shumë po të ishte ndryshe. Ajo mundohet t’i japë njerëzve një shans se e ka zemrën e madhe”, tha Aloisi.
Ai gjithashtu është pyetur edhe për Dj Dagz, por që ka zgjedhur të mos komentojë shumë, pasi sipas tij ajo i takon Einxhelit kur të dalë, ndërsa ka treguar se nuk e ka takuar ende.
“Nuk e kam takuar, kam pasur disa punë, që nuk kam mundur as me qenë në shtëpi. Është diçka që ia lëmë Einxhel për kur të dalë. Janë zgjedhjet e saj. Nuk është një gjë që ne mund ta komentojmë. Nuk është se nuk na pëlqen”, tha ai.