×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas Bebe Rexhës, edhe shqiptarja Ava Max sulmohet derisa ishte duke kënduar në skenë

    Reporteri
    21 Qershor 2023 | 13:00

    Edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max, është sulmuar derisa ishte duke performuar në skenë.

    Ajo sot kishte një koncert në Los Angeles dhe derisa ishte duke kënduar një person u ngjit në skenë dhe e goditi atë në fytyrë.

    Këngëtarja menjëherë e ka ndalur performancën e saj duke u larguar. Ajo me një shkrim në Tëitter është shprehur se është lënduar nga personi në fjalë.

    “Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje, faleminderit fansave që ishin spektakolar sonte në LA!!”, ka thënë Ava Max.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!