×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Jori Delli takohet me Olta Gixharin

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 22:07

    Modelja shqiptare, Jori Delli ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP Albania.

    Menjëherë pas daljes, Jori ka realizuar një takim me ish-banoren, aktoren Olta Gixhari, me të cilën kishte raporte të mira brenda BBVA.

    Dy vajzat madje realizon një rubrikë argëtuese së bashku me titullin ‘surrati i bukur’ që ato tashmë po planifikojnë ta realizojnë edhe jashtë shtëpisë së famshme.

    Si Jori ashtu edhe Olta kanë bërë postimi në rrjetet sociale përkatëse me njëra-tjetrën duke paralajmëruar projektin.

    Ndërkohë, Jori ka bërë edhe një video me Oltën nën ritmin e këngës së Noizyt me Varrosin dhe MC Kreshën “16 Bars”.

    Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin dy ish-banoret pas përfundimit të eksperiencës së tyre në formatin e Big Brother VIP Albania.

    Ndërkohë, kujtojmë që Olta vendosi që pas afro 100 ditësh qëndrimi në BBVA mori vendim të largohej nga ky rrugëtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!