×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas deklaratës së frikshme, Amos kërcënon hapur Luizin: Do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi…

    Reporteri
    16 Janar 2023 | 23:26

    Debatet mes banorëve dhe Luizit nuk kanë fund në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. 

    Amos Zaharias ka kërcënuar sërish Luizin dhe kësaj radhe drejtpërsëdrejti gjatë një bisede me të.

    Amos: Mo Luiz, po do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi.

    Luizi: Edhe? Çfarë ndodh?

    Amos: Si dihet.

    Ronaldo: Çfarë ka ngelur për t’i bërë mo?

    Amos: Ka njerëz që e zgjasin lojën përtej mureve të kësaj shtëpie.

    Luizi: Asgjë s’më bën mua.

    Amos: Do bëhet problematike.

    Luzi: Shumë.

     

    Më herët u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.

    Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?

    Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, ishte biseda e dy banorëve brenda shtëpisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!