×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas Efit, një tjetër banore e paska qenë gati të lërë shtëpinë BB VIP2

    Reporteri
    19 Janar 2023 | 11:52

    Gjatë Prime-it t fundit të “Big Brother Vip” deklarata e Efi Dhedhes se ka dëshirë të largohet nga shtëpia habiti jo pak, megjithatë gjithçka u kalua dhe nuk u përmend më.

    Por, Efi nuk paska qenë e vetmja që ka shprehur dëshirën për të dalë. Edhe Tea pas Prime-it të së martës, ka kërkuar të largohet.

    Këtë e zbuloi vetë Tea në një bisedë të fundit me Efin dhe Ronaldon, i cili e pyeti nëse vërtet donte të dilte. Përgjigja e Teas ishte një “PO” e prerë.

    Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen. Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.

    Këto janë diskutimet që u bënë në studio:

    Tea: Ai nuk ka hyrë në buxhet, ka marrë gjithmonë cigare dhe na ka vjedhur ushqimin ne. Patjetër që ka vjedhur. Vendosa të vendos drejtësi në këtë vend. Lekët i kishte bërë cigare dhe nuk kishte ndërmend ti bënte dhuratë Kiarës.

    Diola: Kjo gjëja nuk është dashur të bëhet mbrapa krahëve. Edhe nëse ai do kishte ngrënë nga ne, nuk ia përmendet ushqimi.

    Luizi: Se kush është Tea Trifoni e morëm vesh. Se di do sillem unë me Tean, do e merrni vesh. Të gjithë ato që i janë vënë kundër Kiarës, e panë kush është Kiara Tito. Ajo që unë shoh me diçka tjetër, është pjesë e imja personale. Jam kaq i lumtur që e kam zgjedhur. Po fitova Kiarën un lë duhanin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!