×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas fitores së ‘The Voice Kids’ në Belgjikë, Gala publikon këngën e saj të parë

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 8:21

    Gala, adoleshentja nga Shqipëria menjëherë pas fitores në “The Voice Kids” në Belgjikë ka publikuar këngën e saj të parë që titullohet “Contagious”, e cila është nën emrin e kompanisë më të mirë në botë, Universal Music.


    Gala, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj mahniti jurinë me zërin e saj mbrëmjen e djeshme, ku gjithashtu në finale këndoi këngët më të famshme siç janë “Make You Feel My Love” nga Adele dhe “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John.

    Gala është bërë e njohur më herët për publikun shqiptar dhe na ka prezantuar vite më parë me talentin e saj në muzikë, kur përformoi me të atin në “Dance with me Albania.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!