×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas informacioneve që mori, Kiarës i ndodh e papritura jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Albania

    Reporteri
    09 Mars 2023 | 10:45

    Kiara gjatë këtyre ditëve është përzgjedhur të jetë liderja e shtëpisë së famshme dhe për këtë në spektaklin e djeshëm, asaj iu dha një avantazh në lojë.

    Pas shumë ditësh brenda shtëpisë, ku asnjë nga banorët nuk ka informacione nga jashtë, Kiarës iu dha mundësia për t’i patur ato. Asaj iu shfaqën përmes një videoje një përmbledhje çfarë mendojnë jashtë për të, kryesisht të publikuara në media.

    Kiara u trondit kur dëgjoi videomesazhin e Efit, kur kjo e fundit shprehur opinionin e saj lidhur me situatën e tensionuar mes moderatores dhe Luizit.

    Pas kësaj situate, e cila ishte jo edhe aq e lehtë, duket se fansat e Luizit e kanë shpërblyer moderatoren me kthimin e ndjekësve.

    Ajo brenda natës ka arritur të rikthejë plotë gjashtë mijë ndjekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!