×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas lajmeve për lidhjen e Loredanës me reperin e njohur, Mozzik-u thumbon ish-bashkëshorten e tij?

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 16:38

    Ish-çifti i njohur i estradës kosovare, pas ndarjes së tyre kanë qenë më të komentuarit në mediat rozë.


    Është fjala për Loredanën dhe Mozzik-un, të cilët janë prindër të një vazje, të quajtur Hana, shkruan Reporteri.net

    Muaj më parë ishte Loredana e cila dha lajmin për ndarjen mes ish-bashkëshortit, mirëpo përmes rrjeteve sociale të cilët shihen se kanë një marëdhënie të mirë, teksa ata janë prindër të një vajze.

    Edhe ashtu ish-çifti ka deklaruar se ata ruajnë raportet, për të mirën e vajzës së tyre dhe që ajo të mos e ndjej mungesën e saj.

    Mirëpo, në raportimet e fundit thuhet se Loredana Zefi është në lidhje me një reperin gjerman, Bonez.

    E Mozzik, në postimin e fundit, siç duket e ka thumbur ish-gruan e tij.

    Mozzik ka publikuar një shprehje që thotë: “Shumë mirë që njerëzit kanë me tregu fytyrën e vërtetë”.

    Ndonëse Mozzik nuk ka përmendur emra, shumë kanë menduar se ky është një dedikim për Loredanën.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!