Modelja shqiptare Anxhela Martini ka publikuar foton e parë në rrjetin social “Instagram”, pas problemeve të komentuara të të shoqit me drejtësinë dhe lajmit për ndarje.
Martini shfaqet e veshur me një fustan rozë, që e tregon tepër në formë. Ndërkohë, nuk ka ngurruar ta shoqërojë edhe me një status thumbues. “Kur lulja çel, bleta vjen paftuar”– ka shkruar ajo, e cila me siguri i referohet komenteve dhe lajmeve të fundit rreth saj dhe Dragos Savulescu.
Kujtojmë se Anxhela reagoi javën e kaluar ekskluzivisht për “Revistën Who”, duke mohuar ndarjen nga i shoqi, si dhe duke sqaruar problemet e tij me drejtësinë në Rumani, ku është dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.