Ditë zie për botën e “Hollywood-it”! Aktori i mirënjohur për rolin e tij të veçantë nga seriali dramatik i HBO-së, Granville Adams ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
I ndjeri nuk e ka fituar dot betejën e gjatë me kancerin.
Këtë lajm të hidhur e kanë bërë të ditur miqtë dhe kolegët e yllit në rrjetet sociale.
Kirk Acevedo shkroi: “Unë humba vëllain tim sot pas një beteje me kancerin.”
Kujtojmë se në fillim të vitit, krijuesi i Oz, Tom Fontana dhe Dean Winters nisën një fushatë “GoFundMe” me qëllim që të ndihmonin Adams për të mbuluar shpenzimet mjekësore.
Kjo fushatë kishte mbledhur 99,800 dollarë duke tejkaluar kështu objektivin e saj prej 69,500 dollarë, megjithëse ajo mbeti aktive pasi Adams vazhdoi të kërkonte trajtim.
“Siç e dini shumë, miku dhe vëllai ynë Granville Adams është diagnostikuar me kancer. Në vetëm disa muaj, faturat mjekësore janë rritur në nivele të mëdha. Jo vetëm që ai duhet të luftojë me këtë sëmundje të pamëshirshme, por tani ai duhet të shmangë faturat e spitalit që kompania e sigurimeve nuk pranon të paguajë.… Ne duam të mblidhemi së bashku dhe t’i tregojmë Granville dashurinë tonë duke pastruar faturat e këtij tremujori, duke i dhënë atij mbështetje konkrete në luftën e tij kundër kësaj sëmundjeje të keqe “, shkroi Fontana me hapjen e llogarisë në janar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.