×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas muajsh duke u kuruar nga sëmundja “Lyme”, Bella Hadid rikthehet në punë

    Reporteri
    10 Gusht 2023 | 20:26

    Pas bujës që bëri ku zbuloi se vuante nga sëmundja “Lyme” dhe prej më shumë se 5 muajsh kurim, modelja e njohur Bella Hadid është rikthyer në punë.

    26-vjeçarja është rikthyer në set duke pozuar me të brendshme teksa shfaqet duke kënduar këngën “Sprinter”. Më pas, ajo postoi një video të dytë, ku së bashku me kolegët e saj modele dhe artistë grimi këndojnë këngën e famshme “Part of Your World” nga “The Little Mermaid” të Disney.

    Supermodelja Bella Hadid ka rrëfyer përmes imazheve sëmundjen Lyme, prej së cilës vuan edhe nëna e saj Yolanda dhe vëllai Anëar, e cila e ka torturuar prej mëse 11 vitesh. Ndër simptomat me të cilat Bella u detyrua të jetonte janë takikardia, humori i keq, djersitja, dhimbja e kyçeve, vështirësia në frymëmarrje, pagjumësia, dhimbja e kokës, ankthi dhe konfuzioni./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!